VIDEO/ Musai: Pallatet e larta degraduan objektet e kulturës. Tirana po ecën me rregulloren e 1998

E ftuar në studiot e SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, arkitektja Dorjana Musai ka komentuar prishjen e vilave të viteve 1920 në rrugën ‘Kont Urani’, të cilat i shpëtuan komunizmit por jo babëzise së pushtetit.

Ansambli i vilave të ndërtuara në vitet 1920 në rrugën ‘Kont Urani’ e fitoi “betejen” me regjimin komunist, por humbi luftën me babëzinë e ndërtimeve që ka pushtuar kryeqytetin.

Musai: Një nga pesë kapitujt e gjetjeve në raport, që ne kemi bërë me gazetarët është zhvillimi i strukturave shume kaçe pranë objekteve me status monument kulture ka vështirësuar kushtet e jetesën të monumentit duke përshpejtuar degradimin e materialit. Si zhvillohet një strukturë si meret një leje ndërtimi?

Distancat optimale midis dy objekteve duhet të marin parasysh një sërë faktorësh si rrezatimin diellzimin këndet, dhe të gjitha këto u diskutuan gjerësisht në fazat e para të diskutimit të projektit para 6 a 7 vitesh. Ajo që po ndodh sot është se sot po projektohet njësoj si projektoheshin me rregulloren e 1998 kur Tirana kishte të paktën 2 milion metra katror ndërtime më pak se sot. Këta po projektojnë si 23 vjet më parë kur në Tiranë kishte 1/100 e pallateve që ka sot.