FOTO+VIDEO/ Tre pakistanezët përdhunojnë 25-vjeçaren shtatzënë në Greqi

Tre pakistanezë dyshohet se kanë përdhunuar një grua 25 vjeçe në Greqi.

Të tre janë paraqitur para Gjykatës së Athinës. Ata dyshohet se përdhunuan gruan, me të meta mendore, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Një tjetër person me origjinë afgane është në kërkim nga autoritetet, i dyshuar pjesëmarrës në këtë krim të rëndë.

Rasti i përdhunimit në grup i një gruaje shtatzënë 25-vjeçare në Agios Panteleimon në orët e para të së mërkurës ka tronditur opinionin publik grek, pasi akti i pretenduar nga katër të dyshuarit i ndodhi gruas së re, e cila është në muajin e tretë muajin të shtatzënisë së saj dhe dyshohet se ka një çrregullim mendor.

Sipas asaj që ajo përshkroi në polici, 25-vjeçarja kishte shkuar në Omonia të martën në mbrëmje në mënyrë që të rregullonte telefonin e saj celular. Ajo u afrua nga një i ri me origjinë afgane, i cili e çoi atë në një vend të errët dhe e përdhunoi.

E tronditur, 25-vjeçarja kërkoi ndihmë nga tre pakistanezët. Ajo u dërgua me taksi në një apartament nëntokësor në Agios Panteleimon, ku u përdhunua në grup.