Pamjet ajrore/ Shikoni shkatërrimin nga tornado në Çeki

Kryeministri i Çekisë Andrej Babis ka deklaruar se tornado që u shkaktua në një zonë në vend ka shkaktuar jo pak kaos dhe problematika.

Tornado ka përfshirë së paku katër fshatra, ndërsa si pasojë katër vetë ndërruan jetë e 2 000 shtëpi janë shkatërruar totalisht, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kjo ishte një tornado që rrallë shihet në rajonin jugor çek, Moravia, në kufirin me Austrinë dhe Sllovakinë. “Ky është me të vërtetë një apokalips. Dy mijë shtëpi të dëmtuara, ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar ata njerëz.

Unë dua të shoh vetë se çfarë do të kenë nevojë”, tha Babis, i cili ka fluturuar drejt rajonit të Moravisë Jugore nga samiti i Bashkimit Evropian.

Dhjetëra njerëz të plagosur u transportuan në spitalet në qytetin Brzeclav, në jug të Brnos dhe në Hodonin, ekipet e ambulancës dhe ekipet e shpëtimit ofruan ndihmë urgjente në vend e vlerësohet se gati 200 njerëz u plagosën.

Tornadoja kishte një erë të fortë prej 219 kilometra në orë. Në Republikën Çeke, ndryshe nga fqinjët polak, tornado ndodh jashtëzakonisht rrallë, dhe është shumë e vështirë të parashikohet ndodhja e tij.