VIDEO/ Ademi në SYRI TV: Kushtetuesja ka nisur të funksionojë, kauza e '30 qershorit' shumë e madhe

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Skype në ediacionin e lajmeve të pasdites me gazetaren Armela Ferko në “Syri Tv” deklaroi se Gjykata Kushtetuese tashmë ka nisur që të funksionojë.

Ademi theksoi se kauza e “30 qershorit” është shumë e madhe për demokracinë e vendit.

“GJK ka nisur që të funksionojë. Kauza e “30 qershorit” është shumë e madhe për vendin. Është kërkuar tanimë mendim nga Komisioni i Venecias. Shpresoj që të kemi vendimmarrje të shpejtë. Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim të gjitha faktet që ne kemi dërguar. GJK ka dërgjuar palët në seancë plenare, në diskutime dhe komente e është tërhequr që të marrë vendimin.

Institucionet e kanë për detyrë që të zbatojnë ligjet e Kushtetutës së Shqipërisë. Do jepet përgjigje edhe për faktin se çfarë të drejtash kishte presidenti, apo si soll KQZ dhe institucionet e tjera, që kanë lidhje me këtë proces. Duhet vendim sa më i qartë, që të mos kemi vendime tronditëse për demokracinë në vend. Nëse vendimi është pro 30 qershorit, do të thotë se bashkitë janë ilegjitime dhe do të thotë të shkojmë sërish në zgjedhje”, tha Ademi.

Voltana Ademi vlerëson se demokracia në vend është rrezik, duke shtuar se institucionet hera-herë sillen si t’ju teket.

“Është prishur sistemi dhe institucionet sillen si t’ju teket. Pasojat janë për demokracinë, por edhe juridike, administrative e pasojat do i ndjejmë, është e sigurt kjo gjë. Do të shikojmë si do shkohet deri në fund. Nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar.

Jemi herët dhe duhet që të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet të besojmë tek sistemi i drejtësisë dhe drejtësia duhet që të funksionojë në vendin tonë. Unë jam kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe gjykata e vërteton këtë, çdo ndryshim ndodh, vetëm kur të kemi ndryshime në organet drejtuese e do vazhdojmë siç jemi”, u shpreh Ademi.