Elon Musk blen qen të racës Shiba Inu, rritet vlera e kriptovalutës me të njëjtin emër

Në botën e kriptovaluatve Elon Musk, konsiderohet si njeriu me më shumë ndikim, sa që shpesh mesazhet e tij shkaktojnë edhe ndryshime në vlerën e monedhave dixhitale.

Miliarderi amerikan përkrah kriptomonedhën Dogecoin, e cila së fundmi ka pësuar humbje të madhe në tregu e valutave.

Por, së fundmi ka ndodhur një efekt domino pas një lëvizje në jetën private të 49 vjeçarit, i cili ka blerë një qen të racës Shiba Inu, që do ta quajë Floki.

Kjo ka bërë që edhe kritovaluta me të njëjtin emër, Shiba Inu të pësojë rritje prej 16% dhe raportohet se kjo ishte një lëvizje e qëllimshme e tij.