Cardi B flet për rolin e femrave repere në industrinë e muzikës dhe ka një mesazh shumë domethënës

Industria muzikore kryesisht në pjesën më të madhe të saj dominohet nga meshkujt, sidomos në versionin “Hip Hop”.

Ndonëse artistet femra kanë bërë hapa të mëdhenj në botën e hip-hopit, ata sërish vazhdojnë të kenë vështirësitë e tyre.

Rreth kësaj çështje, ka folur gjatë reperja e njohur Cardi B.

Në një postim në Twitter ajo u shpreh se: ” Femrave repere i'u duhet të punojnë shumë fort me performancat e tyre, anën vizuale, orë të tëra me grimin, flokët, presioni nga publiku për t’u dukur e përsosur, të bëjnë muzikë të shëlqyer dhe në fund, nuk marrin të njëjtin respekt. Gjithmonë thonë se nuk janë të mira mjaftueshëm, çfarë ka të re? Është e mërzitshme. Pse ajo, jo unë”.

Kjo nuk është hera e parë që artistja bën një deklaratë të tillë lidhur me rolin e femrave repere ne industrinë e muzikës, pasi ajo gjithmonë i mbron me fanatizëm “sakrificat” që atyre ju duhet të bëjnë.