E bujshme/ Roma bën goditjen e parë për 7 milion euro, afrohet dëshira e Mourinho

Rui Patricio do lërë Wolves në Premier League dhe do bashkohet me Mourinho te Roma. Italianët duket se do plotësojnë dëshirën e parë të portugezit, që kërkoi bashkëkombasin e tij për të siguruar katërkëndëshin.

7 milion euro do derdhë Roma në arkat e anglezëve, me portierin që do firmosë për tre vite me një pagë 2.5 milion euro në sezon. Patricio ka një eksperiencë të madhe, ndërsa është portieri i kombëtares së Portugalisë. Mediet në Itali e japin të sigurt transferimin e 33 vjeçarit.