Aurela Gaçe: Vrasje me dashje nga qejflinjtë e shpejtësisë, kam ankth të dal me makinë

Aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë si pasojë e të cilit, u shua një familje me 4 anëtarë, prindërit dhe dy vajzat e mitura, jo vetëm që ka shokuar opinionin publik, por edhe ka ngjallur një revolt të madhe pasi shumë komentues në rrjet e cilësojnë një ‘vrasje’ si pasojë e neglizhencës së policisë ndaj të rinjve që lëviznin me makina të shtrenjta dhe japin ‘spektakël’ rrugëve.

Në lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe, ku ndërsa thotë se tashmë e ka kapur ankthi të dalë në autostradë me fëmijët, shton gjithashtu se e zë tmerri në çdo kthesë a semafor, pikërisht sepse asnjëherë si dihet se me çfarë ‘të dehuri nga euforia e jetës’ mund të përballesh.

‘Shpejtësia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë, është vrasje me dashje.

E dhimbshme, e frikshme. Te jesh në rrugën tënde e të të marrin jetën ‘qejflinjtë’ e shpejtësisë, është krim.

Mua më kap ankthi te dal në autostrade me fëmijët. Më zë tmerri në çdo kthesë a semafor.

Pikërisht sepse asnjëherë si dihet se me çfarë ‘të dehur nga euforia e jetës’ mund të përballesh. U prehshin në paqe 4 engjëjt, ngushëllimet e mija prej nëne dalin bashkë me lotët’, shkruan Aurela Gaçe, në Facebook.