E papritura nga Mancini/ Ndryshon formacioni i Italisë në ndeshjen kundër Austrisë

Nesër në orën 21:00, Italia luan kundër Austrisë në ndeshjen e vlefshme për 1/16 në “Euro 20220”.

Sipas ‘La Gazzeta dello Sport’, Mancini do të zgjedhë Verratin në mesfushë para Manuel Locatellit.

Verratti është preferuar para Locatellit në stërvitje dje, dhe ylli i Paris Saint-Germain do të formojë treshen e mesfushës së Azzurëve me Jorginho dhe Nicolo Barellan. Duke vazhduar bazuar në atë që ndodhi dje në stërvitje, futbollistët italianë, tashmë janë duke u përgatitur për një gjuajtje të mundshme penalltish, nëse ndeshja e nesërme shkon në penallti.

Jorginho, Ciro Immobile, Acerbi, Domenico Berardi dhe Bonucci janë pesë emrat e listuar si goditës të penalltive.