I dënuar me 6 vite burg për mashtrim, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të dënuar me 6 vite burg për mashtrim. Në pranga ka përfunduar shtetasi J.Zh, i cili tashmë duhet të vuaj dënimin e dhënë nga gjykata.

Njoftimi i plotë i policisë: Gjirokastër

U bë ndalimi i shtetasit, J.Zh banues në Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 6 (gjashtë) vite burg për kryejen e vepres penale mashtrim.