VIDEO/ Tafaj dhe Kadiu: Babëzia po shfaros vilat historike të Tiranës

Babëzia po shfaros vilat historike të Tiranës, po i zhduk njerën pas tjetrës, “një katastrofë që po i ndodh trashëgimisë kulturore shqiptare dhe historisë së Tiranës”, siç e cilësoi gazetarja Dori Daka, drejtuese e emisionit “Kafe Shqeto” në SYRI TV.

Problemi ngrihet për vilat e viteve të para, 1920-1930, që sollën një Tiranë krejtësisht të re, por që po shkatërrohen dhe bashkë me to dhe një periudhë historike.

Për këtë arsye, Daka ka ftuar në emisionin e sotëm, për të parë përmasat e këtij shkatërrimi dhe shkaktarët, të mirënjohurin Arben Tafaj, kryetar të shoqatës “Tirana” dhe gazetarin Lorin Kadiu, drejtues ekzekutiv i Qendrës "Citizens Channel".

Ndiqni arsyetimin e tyre në SYRI TV/ar.sh.SYRI.NET