FOTO/ Aksidenti që shuajti një familje, ky është kryefamiljari Eduart Gushi

Detaje të reja janë zbuluar për jetën e familjes prej 4 anëtarësh që u shua mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në autostradën Fier-Vlorë.

Eduardi, babai i dy vajzave të mitura 14 dhe 9 vjeçe ishte emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Por paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës në një fshat të Vlorës e prej andej do të nisnin pushimet. Në shtëpinë e Eduardit në fshatin Dukas të Patosit nuk jeton askush pasi edhe prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Kush janë viktimat

Mësohet se viktimat që ishin duke udhëtuar me makinën tip ‘Toyota’ më targa greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Ndërsa tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip ‘Audi’ dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana.

Ata janë identifikuar si Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit.