VIDEO/ Pallati po zhytej në tokë, punimet në çati sollën shembjen

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të reja nga shembja e një pallati 12-katësh në Majemi të SHBA.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët kishin paralajmëruar një vit më parë se pallati ishte duke u zhytur në tokë.

Sipas tyre, pallati ishte në rrezik. Ndërkohë ekziston mundësia që punimet në çatinë e pallatit të kenë provokuar shembjen e tij, shkruan gazeta.

Mediat amerikane kanë publikuar momentet kur pallati shembet gjatë natës.

Të paktën një person ka vdekur dhe 99 të tjerë janë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim për të mbijetuar mes rrënojave.