Kjo është skuadra që ka më shumë lojtarë në fazën me eliminim direkt në ‘EURO 2020’

Nesër fillon faza më interesante e Kampionatit Europian.

Dy ndeshjet e para me eliminim direkt do të zhvillohen ditën e nesërme (26 qershor), janë: Uellsi – Danimarka (18:00) dhe Italia – Austria (21:00).

Skuadra që ka më shumë lojtarë të pranishëm në këto ndeshje është Chelsea. Nga klubi i Londrës janë të pranishëm 16 futbollistë, më shumë se gjithë skuadrat tjera, me emra, si: Timo Werner, Mason Mount, Ben Chilwell, N’Golo Kante, Olivier Giroud etj.