VIDEO/ Familja e shuar po shkonte me pushime, ja ç'ka mbetur nga makina

Identifikohen 4 viktimat dhe 3 të plagosurit e e aksidentit tragjik në Fier-Vlorë.

 Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe janë viktimat e së njëjtës familje që po udhëtonin me automjetin ‘’Toyota’’.

Ndërkohë në spital të plagosur janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi të cilit udhëtonin me automjetin ‘’Audi’’ që përplasi nga mbrapa automjetin e familjes Gushi.

Familja sapo kishte ardhur nga Greqia dhe po shkonte me pushime, ndërsa çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre tip “Toyota” janë shpërndarë në rrugë.