Pas ndarjes me Tristian Thompson, Khloe Kardashian bën daljen e parë publike

Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson, janë një ndër çiftet më të komentura në showbizin botëror.

Marrëdhënia e tyre ka pësuar shumë-herë krisje dhe shkak është bërë tradhëtia nga ana e Tristian, madje kohët e fundit, ata ishin ndarë.

Megjithatë, çifti pati nje ribashkim në muajin Tetor, kur Khloe vendosi t'i japë një shans të dytë pas tradhëtisë që Tristian i bëri.

Por, mesa duket ai ndoqi sërish të njëjtën “rrugë”, pasi para disa ditësh në rrjet qarkulluan lajmet se ai doli nga dhoma e një hoteli i shoqëruar nga dy vajza.

Kjo u bë arsyeja që Khloe të ndahej sërish nga ai duke mos i dhënë një mundësi tjetër.

Madje disa burime thonë se”  “Khloe vërtet u përpoq, por në fund të fundit, u ndje shumë e tradhëtuar nga ai ajo i ka dhënë fund dhe thotë se nuk do të kthehet më”.

Së fundmi, ylli i “The Keeping up with the Kardashians”, është fotografuar nga paparacët teksa bënte një shëtitje më vajzën e saj, True.

Ajo që fansat vunë re ishte se, Khloe nuk e kishte vendosur në dorën e saj unazën prej diamanti, të dhuruar nga Tristian.