Në fushë zbresin bardheblutë, sot në ‘Elbasan Arena’ luhet ndeshja e Championsit

Prishtina dhe Inter Escalante do luajnë sot në 20:00 në “Elbasan Arena”.

Sfida finale e paraeleminatoreve të Champions League do tregojë edhe skuadrën që do marrë pjesë në fazën tjetër të kompeticionit europian.

Bardheblutë e Prishtinës vijnë në këtë duel pasi mposhtën po në Elbasan tre ditë më parë Folgore, skuadrën kampione të San Marinos. Nga ana tjetër, Inter mposhti në “Niko Dovana” 1-0 kampionët e Ishujve Faroe, HB Torshan.