FOTO/ Ja si do të duket makina e re e Formula 1 sezonin e ardhshëm

Fotografitë që zbulojnë pamjen e makinës Formula 1 që do të përdoret në vitin 2022 janë shfaqur në internet.

Burimi i fotove nuk dihet, por ato janë shfaqur në rrjetet sociale dhe tregojnë pamjen e veturave të reja nga disa kënde. Sigurisht, secila nga skuadrat do të paraqesë makinën e tyre, por kjo sigurisht që është një pasqyrë e mirë e asaj që mund të pritet.

Drejtuesit e Formula 1 kanë vendosur rregulla të reja për pamjen e makinës dhe pritet që gara të jetë më emocionuese. Gjithashtu, ndryshimet midis ekipeve të mëdha dhe të vogla do të jenë më të vogla.