Pepe e dinte shumë mirë, pasi Benzema gjuajti pikërisht në krahun që ai i tha, por i padëgjueshmi Patrico u hodh në krahun e kundërt.

Franca do të përballet me Zvicrën në 1/8 e finales, ndërsa Portugalia me Belgjikën.

Në rast se i kalojnë kundërshtarët e tyre përkatës në 1/8 e finales dhe në çerekfinale, Franca dhe Portugalia do të përballen sërish në gjysmëfinale.

Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/24/auto_Screenshot_131624547666.jpg", "width": 900, "height": 537 } }

VIDEO/ Pepe i tregoi krahun se nga do të gjuante Benzema, por portieri nuk e dëgjoi

Portugezët barazuan 2-2 me Francën në grupin F në Kampioantin Europian, përfunduan fazën e grupeve në vendin e tretë, me Cristiano Ronaldon që shënoi dy gola për kampionët aktualë të europës.

Mirëpo, Portugalia mund ta kishte fituar ndeshjen ndaj francezëve nëse Rui Patrico të dëgjonte këshillën e mbrojtësit veteran Pepe. Sfida ishte mjaft e luftuar dhe e mbizotëruar nga penalltitë, sepse tri prej katër golave u shënuan nga njëmbëdhjetëmetërshi.

Të dy kombëtaret e siguruan kualifikimin në mesin e më të mira në Euro 2020 pas këtij barazimi.

Pepe, i cili e njeh Benzeman nga koha kur luajti përkrah tij në Real Madrid, u përpoq ta paralajmërojë Rui Patricion se në cilin krah do të gjuajë sulmuesi francez nga pika e bardhë, por portieri nuk ia vuri veshin dhe u mposht.