Blogerja shqiptare zbulon gjininë dhe emrin e bebushit

Vjosa Muriqi, blogerja bukuroshe shqiptare ndau disa ditë më parë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit në rrjetin e saj social “Instagram”.

 

Ajo bëri të ditur se është bërë nënë për herë të tretë dhe publikoi foto emocionuese nga spitali.

Ditën e sotme, me anë të një publikimi në “Instagram”, blogerja ka zbuluar gjininë dhe emrin e bebushit.

Ajo tregoi se është bërë me vajzë dhe i ka vendosur emrin Neyla.

 

Kujtojmë se blogerja është nënë e dy vajzave, vogëlushet quhen Dea dhe Parajsa, të cilat janë bërë të njohura gjithashtu për publikun.