Skandali në Portin e Durrësit/ Pasagjerët detyrohen të bëjnë tamponin kundër ligjit te ‘laboratori i shokut’

Një qytetar që posedon nënshtetësinë italiane ka denoncuar një skandal që ndodh në Portin e Durrësit me pasagjerët që vijnë nga Italia, të cilëve jo vetëm u kërkohet tampon në kundërshtim me rregullat, por u sugjerohet që ta bëjnë në një klinikë pranë portit e cila është e lidhur me shkelësit e ligjit.

Denoncimi është  bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Narkoshteti apo shteti i vjedhjes pantotenike (qe ndodhet kudo)!

Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje z. Berisha! Jam një shqiptar me nënshtetësi italiane që jetoj dhe punoj në Itali ku kam një biznes prej 2006. Sot më ka ndodhur një ngjarje shumë e papëlqyer. Në Portin e Durrësit,po kthejnë pjesën më të madhe të pasagjerëve duke i detyruar që të bëjnë tamponin tek një laborator "afër portit"....çfarë koinçidence!? Në rastin tim,isha i paisur me çertifikatën vaksinale italiane dhe atë Europiane që ka dalë sot. U tregova edhe një pikë të ligjit të shkruar në sitin e Konsullatës Italiane ku thoshte që nëse një qytetar italian me biznes të qëndrueshëm në Itali, qëndron në Shqipëri për më pak se 120 orë për motive pune, nuk duhet ti nënshtrohet këtyre detyrimeve. U desh vetëm ndërhyrja e konsullatës italiane që të më lejonin të kaloja....

Më vjen keq që "laboratori i shokut" nuk i mori lekët e mia të tamponit P.s. Në Shqipëri qëndrova jo më shumë se 6 orë’