Rastësi e ‘çmendur’: Benzema i shënoi të dy golat kundër Portugalisë në të njëjtën kohë

Francezët barazuan 2-2 me Portugalinë në grupin F në Kampioantin Europian, përfunduan fazën e grupeve në vendin e parë, me Karim Benzema që shënoi dy gola për kampionët aktualë të botës.

Këto ishin golat e parë të sulmuesit të Realit në fanellën e “Gjelave” pas kthimit në ekipin kombëtar pas gjashtë vjetësh, dhe të dy golat shoqërohen me një rastësi të pazakontë dhe disi "të çmendur".

Benzema shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë, dhe në momentin kur topi hyri në rrjetë,  koha ishte 45:00 (1:44).

Sulmuesi francez hyri në listën e shënuesve në fillim të pjesës së dytë, dhe kur shënoi golin, koha tregonte sërish 46:44, gjë që tërhoqi shumë vëmendjen e tifozëve të futbollit në rrjetet sociale, dhe ato foto u bënë virale.

Benzema u përjashtua nga ekipi kombëtar francez në 2015 për shkak të një skandali në të cilin shoku i tij i skuadrës Mathieu Valbuena e akuzoi atë për shantazh, dhe sulmuesi i Real Madrid gjithmonë i mohoi këto akuza.

Kujtojmë, Franca do të luajë kundër Zvicrës 1/8  e Kampionatit Evropian.