VIDEO/ Plazhi i Velipojës pa roje bregdetare, Pushuesi: Duhet të merren masa

Numri i pushuesve sa vjen e rritet në Velipojë, sidomos gjatë fundjavës por shqetësim mbetet mungesa e rojeve bregdetare. Në të gjithë gjatësinë e plazhit prej 11 km,  kullat e vrojtimit pavarësisht se janë të vendosura nuk kanë roje.

Nga Syri Tv

Plazhi i Velipojës ndonëse është nje nga plazhet më të preferuar për shtetasit shqiptarë, kosovar dhe  turistët e  huaj , ky bregdet  nuk i ofron siguri pushuesve.

Syri Tv bëri një vëzhgim në këtë plazh, ku konstatoi  se kullat e vrojtimit ekzistojnë por nuk janë të paisur me roje bregdetare.

Edhe pse sezoni turistik ka nisur dhe ky plazh po frekuentohet , nuk është marrë asnjë masë për sigurimin e këtyre rojeve bregdetare.

Të Intervistuar nga Syri TV, pushuesit tregojnë se ndihen të pasigurtë dhe duhet një zgjidhje sa më shpejt për zgjidhjen e këtij problem.

Kujtojmë që në fillim të këtij sezoni turistik, dy shtetas nga kosova u mbytën në Velipojë, por duket se as këto fatkeqësi nuk sollën reagimin e autoriteteve përkatëse për zgjidhjen e këtij problem jetik.