FOTO/ Shtëpia e internimit e dom Mikel Koliqit në Lushnjë, që u shpall kardinal nga Papa

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit fotografoi gjatë vitit 2019 vendet e internimit në Myzeqe në ish-ndërmarrjen bujqësore “29 Nëntori” Lushnjë.

Mes tyre, shtëpia nga ku doli me pranga dom Mikel Koliqi, i dënuar edhe më herët si “agjent i Vatikanit” dhe i ridënuar në vendin e dëbimit në Gjazë.

Në vitin 1994, Mikel Koliqi u shpall kardinal nga Papa Gjon Pali II.


Nga Gentiana Mara Sula, Simon Mirakaj, Ardita Repishti dhe bashkia Lushnje @Agim Qose, Gent Onuzi