E zë poshtë pema që po priste, vdes shqiptari në Itali

Një punëtor shqiptar në Itali ka gjetur vdekjen pas një aksidenti të rëndë në punë.

Shqiptari 44-vjeçar ishte duke prerë pemë në një zonë pyjore në Pescolanciano kur mbeti viktimë e incidentit.

Ai ishte i punësuar në një firmë të specializuar për këtë lloj aktiviteti.

Gjithçka ndodhi rreth orës 12:30 të ditës së djeshme, kur u zu poshtë nga pema që po priste. Kolegët dhanë menjëherë alarmin, me shpresën që do të ishte ende gjallë.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë alpine, pasi vendi ndodhej në një zonë larg rrugëve të rrahura zakonisht.

Për fat të keq, mundën vetëm të konstatonin vdekjen e punëtorit.

Në vendngjarje ndodhen edhe karabinierët që po hetojnë për aksidentin.