Biden emëron vejushën e senatorit republikan McCain, si ambasadore të Ushqimit në OKB

Uashington - Joe Biden njoftoi të mërkurën se ai do të nominojë Cindy McCain si ambasadore të SHBA-së në Agjencitë e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, duke ngritur një mikeshë prej kohe dhe një aleate erepublikane në një post të lartë në administratë.

Nëse konfirmohet nga Senati, zonja McCain - e veja e senatorit shumëvjeçar republikan John McCain nga Arizona, marrëdhënia e të cilit me Presidentin zgjati dekada - do të përfaqësojë SHBA në një rol të specializuar të OKB së përqendruar në dhënien fund të urisë globale dhe në zgjerimin e aksesit në ushqime cilësore në rang botëror.

"Jam thellësisht e nderuar dhe mezi pres të vazhdojmë punën”, shkroi McCain në një cicërimë.

Ky lajm nënvizon shtytjen e Biden për bashkëpunim dypartiak në Uashington - dhe rrugën e ndjekur nga McCain, një Republikan i përjetshëm, në përqafimin e Partisë Demokratike ,pasi ish-Presidenti Donald Trump e bëri armik John McCain që u nominua për president nga Partia Republikane në zgjedhjet presidenciale të 2008.

Zonja Cindy McCain e mbështeti Biden gjatë garës presidenciale të vitit 2020 dhe më vonë u paraqit në reklamat e fushatës që e përshkruanin atë si një udhëheqës që mund të kapërcejë vijat e partisë dhe të bashkojë vendin.

"Burri im John jetoi me një kod: vendi është i pari. Ne jemi Republikanë po, por amerikanë më kryesorja. Ka vetëm një kandidat në këtë garë që qëndron për vlerat tona si një komb dhe ai është JoeBiden," tha McCain në një seri mesazhesh shtatorin e kaluar.

Në përgjigje, Biden kishte postuar në Twitter, "Cindy - Jam thellësisht i nderuar që kam mbështetjen dhe miqësinë tuaj. Këto zgjedhje janë më të mëdha se çdo parti politike. Kërkon që të gjithë ne të bashkohemi si një Amerikë për të shëruar shpirtin e kombit. Së bashku, ne do ta bëjmë atë ".