VIDEO/ Celibashi: Ja sa kandidatë nuk dorëzuan formularin e dekriminalizimit ne zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve prezantoi në Kuvend raportin e veprimtarisë së punës së institucionit që drejton për vitin 2020.

Celibashi tha se 38 kandidatë të subjekteve politike nuk pranuan të dorëzojnë formularin e Dekriminalizimit pranë KQZ në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019.

Kryekomisioneri u ndal dhe tek zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, duke thënë se janë 5 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që nuk mundën të votonin.

Celibashi tha se ky është dhe numri aktual i qytetarëve që kanë deklaruar vendbanimin e tyre jashtë vendit.