Një zgjedhje e guximshme, vajzat e showbizit zgjedhin të veshin pantallonat e lëkurës në stinën e verës

Moda dhe trendet e saj të fundit janë gjithmonë temat më interesante që vajzat bisedojnë  në përditshmëri.

Mirëpo, disa herë stilet e tyre të veshjes tyre janë disi të çuditshme, pasi pavarësisisht temperaturave të nxehta ata kanë zgjedhur si veshje të preferuar pantallonat e lëkurës.

Këto të fundit, preferohen të vishen gjatë stinës së vjeshtës dhe kjo zgjedhje në të tilla temperaturash është disi "e guximshme".

Ariana Grande dhe Kendall Jenner, janë dy ‘përfaqësuese” të këtij stili, pasi Grande  gjatë një performace të saj muzikore, kishte veshur pantallona lëkure në ngjyrë të zezë kombinuar më sytjena  kafe.

Ndërsa Kendall, bëri një shëtitjë në rrugët kryesore të New York-ut, veshur me pantallona të njëjta kombinuar me bluzë në ngjyrë të bardhë.

Kombinime këto mjaft interesante dhe të bukura, por të guximshme njëkohësisht për stinën e verës.