Britney Spears: Doja të kisha një fëmijë, por ata nuk më lejuan

Këngëtarja Britney Spears iu drejtua një gjykate në Los Anxhelos dje në një moment vendimtar për betejën që po bën kundër babait të saj, për të cilin pretendon se ia privoi mundësinë për të menaxhuar financat dhe biznesin.

Ajo tregoi në seancë se i instaluan një spirale, në mënyrë që ajo të mos mbetej shtatzënë, edhe pse dëshironte një fëmijë.

Pjesa më e dhimbshme e dëshmisë së saj është momenti kur ajo pranoi që ekipi i saj, i udhëhequr nga babai i saj, nuk donte të mbetej shtatzënë me një fëmijë tjetër.

"Unë doja të kisha mundësinë të martohesha dhe të kisha fëmijë, por ata nuk e donin atë ..."

Ajo gjithashtu tha se i instaluan një spirale, në mënyrë që ajo të mos mbetej shtatzënë.

“Unë kam këtë pajisje që më pengon të mbetem shtatzënë. "Unë dua që ata ta nxjerrin atë jashtë, por ata nuk duan të më dërgojnë tek mjeku," tha ajo.

Britney ka qenë nën mbikëqyrjen e një kujdestari që nga viti 2008 dhe është fuqimisht kundër babait të saj Jamie Spears që të jetë kujdestari i çështjeve dhe financave të saj. 

Jamie më parë kishte dhënë dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak të problemeve shëndetësore.