VIDEO/ Shembet pallati në Majemi, shihni pamjet dramatike

Katastrofë në Majemi. Një godinë 12-katëshe u shemb në qytetin e njohur në SHBA.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 2 të natës.

Druhet se shembja ka shkaktuar shumë viktima. Mediat raportojnë se nga rrënojat dëgjohen ulërima.

Akoma nuk dihet se përse u shemb pallati. Pamjet dramatike tregojnë se çfarë ka ndodhur në ato çaste dhe më pas.

80 ekipe shpëtimi janë në vendin e ngjarjes. Dëshmitarët e mbijetuar thanë se ishte si një tërmet i fuqishëm.