'Po sabotohet gjetja e eshtrave të të zhdukurve', Çika: Kjo është maskaradë e vazhdimësisë së krimit komunist

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqiperisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate duke denoncuar, “përpjekjet e individëve qe i kanë shërbyer diktaturës komuniste dhe organizmave të krijuar prej tyre për të penguar e sabotuar realizimin e një prej te drejtave e kërkesave tona kryesore, gjetjen e trupave të të zhdukurve nga diktatura komuniste”.

Kryetari i kësaj shoqate Nebil Çika shkruan në regaimin e tij se “kjo është një përpjekje e hapur për të zhdukur provat e krimeve të komunizmit në Shqipëri, pasi dihet parimi universal juridik qe pa trup nuk ka krim .Në bazë te ligjit për çdo trup të gjetur prokuroria është e detyruar të nisë hetimet gjë që do të çojë ne zbulimin e shkakut te vdekjes dhe autorëve të tyre”.

“Kjo ka qene arsyeja pse qeveria e shteti ne konflikt interesi kane bllokuar deri tani procesin e gjetjes se eshtrave te familjarëve tanë të zhdukur nga komunistët”.

“Me keqardhje, vijon deklarata, vëmë re që kësaj iniciative kriminale i janë bashkuar edhe drejtues te komunitete fetare , ndoshta te pa informuar për qëllimin e autorëve te sajë”. “Në këto kushte i bëjmë thirrje drejtuesve te fesë, politikes, shoqërisë civile , medias të mos bëhem pjesë e kësaj maskarade të vazhdimësisë se krimit komunist në Shqipëri”.

Deklaratë e plotë:

Ne Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë protestojmë ndaj përpjekjeve te individëve qe ia kane shërbyer diktaturës komuniste dhe organizmave te krijuar prej tyre për te penguar e sabotuar realizimin e një prej te drejtave e kërkesave tona kryesore ,gjetjen e trupave të të zhdukurve nga diktatura komuniste.

Ka kohe që po synohet ndërtimi i një varreze false ( pa eshtra ) të te zhdukurve nga diktatura komuniste , pushkatuar , te vrarë në kufi , të vdekur nga torturat në hetuesi e burgje , trupat e te cilave nuk iu janë dhëne familjareve. Qëllimi është që të sabotohet e të pengohet procesi i gjetjes se tyre, një detyrim ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar i qeverise dhe shtetit shqiptar.

Kjo është një përpjekje e hapur për të zhdukur provat e krimeve të komunizmit në Shqipëri, pasi dihet parimi universal juridik qe pa trup nuk ka krim .Në bazë te ligjit për çdo trup të gjetur prokuroria është e detyruar të nisë hetimet gjë që do të çojë ne zbulimin e shkakut te vdekjes dhe autorëve të tyre.

Kjo ka qene arsyeja pse qeveria e shteti ne konflikt interesi kane bllokuar deri tani procesin e gjetjes se eshtrave te familjarëve tanë të zhdukur nga komunistët .

Me përpjekjen tonë të vazhdueshme gjetja e të zhdukurve ka marrë përmasa ndërkombëtare. Aktualisht në Shqipëri po vepron ICMP ( organizata ndërkombëtar e gjatjes së të zhdukurve ) ndërkohë që në progres raportin e BE për Shqipërinë kjo është shtuar si çështje që duhet te zgjidhet.

Të vënë në presion kombëtar dhe ndërkombëtar individë e organizma në konflikt interesi me gjetjen e të zhdukurve kanë gjetur si zgjidhje artifica kriminale si ky propozim për ngritjen e një varreze false që do te përdoret si justifikim , brenda e jashtë vendit, për ndalimin dhe sabotimin e gjetjes se eshtrave te njerëzve tanë te zhdukur.

Fakti që këto propozime vejnë e mbështeten nga individë qe nuk kanë asnjë lidhje gjaku me te zhdukurit e për me tepër i kane shërbyer drejtpërdrejtë diktaturës komuniste i bën edhe më kriminale këto përpjekje kundër një te drejte legjitime tonën për te pasur një varr për nderuar e lutur për njerëzit tanë te zhdukur nga komunistet.

Ne dënojmë me neveri përpjekje te tilla kriminale qe i konsiderojmë vazhdimësi të vrasjeve e zhdukjes se njerëzve tanë nga komunistet .

Me keqardhje vëmë re që kësaj iniciative kriminale i janë bashkuar edhe drejtues te komunitete fetare , ndoshta te pa informuar për qëllimin e autorëve te sajë. Në këto kushte i bëjmë thirrje drejtuesve te fesë, politikes, shoqërisë civile , medias të mos bëhem pjesë e kësaj maskarade të vazhdimësisë se krimit komunist në Shqipëri .

Te drejtën për të vendosur çfarë do te behet me eshtrat e të zhdukurve e kemi ne familjarët e tyre jo sharlatanët e organizatave kriminale të masave te PPSH dhe spiunet e Sigurimit të Shtetit.

Ne jemi të vendosur të gjejmë trupat e të nderojmë familjaret tanë të zhdukur nga komunistët dhe nuk do lejojmë ata dhe kedo që do të pengojë e te sabotojë këtë të drejte tonë ligjore e hyjnore.

Kryetari Nebil Çika