Tyana merr dedikimin domethënës nga prindërit, përmes një videoje emocionuese

Tayna, eshtë një nga emrat më të lakuara në estradën shqiptare.

Këngëtarja gjithmonë sjell këngë, të cilat menjëherë kthehen në hite.

Rasti i fundit ishte bashkëpunimi që pati me Azet, i cili rezultoi një hit i vërtetë dhe arriti sukses brenda një kohe shumë të shkurtër.

Tayna është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, dhe shpesh-herë ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo shpërndau në Instastory një video ku duket babai i saj teksa i ka përgatitur një surprizë në kinema, me një video tejet emocionuese.

“Prindërit e mi më surprizuan me këtë video në kinema”, shkruan reperja krahas imazheve të të atit.

Duke qënë se reperja është vajza e vetme e famljes, ajo gjithmonë ka treguar se është në qendër të vëmendjes dhe se llastohet shume nga të dy prindërit e saj.