E akuzuan se është në lidhje me Mevlanin, Aristela i thotë të gjitha

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Aristela Leka, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta në lidhje me ish-konkurrentët e reality show-t.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur nëse është në një lidhje me Mevlan Shabën, pasi para pak javësh po qarkullonin fjalë se ata të dy janë bashkë.

Por e vërteta nuk është aspak ashtu.

“A je në lidhje me Mevlanin?”, i ka shkruar dikush, ku Aristela përgjigjet: “Ehaaa prap me këtë muhabet ju? Jooooo”.