FOTO/ E parkoi veturën para koshave të mbeturinave, shoferi përballet me surprizën e ‘bukur’

Një qytetar në Prishtinë e ka bllokuar hapësirën e koshave të mbeturinave, duke e parkuar veturën e tij, shkruan Express

Banorët e lagjes të cilët nuk kanë mundur të depërtojnë deri te kontejnerët, kanë gjetur një ‘zgjidhje’ për hedhjen e mbeturinave.

Ata i kanë vendosur qeset me mbetje mbi veturën e qytetarit.

Fotoja është shpërndarë në Facebook nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”, përmes së cilës qytetarët e Prishtinës adresojnë problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.