", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/24/auto_b_2106231481624525598.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Futbollisti i Manchester City i propozon të dashurës me unazën me vlerë 470,000 euro

Ylli i Manchester City, Riyad Mahrez po kalon pushimetnë Greqi, ku ai i propozoi të dashurës së tij Taylor Ward dhe për atë rast ai bleu një unazë diamanti të bërë posaçërisht me vlerë rreth 470,000 euro.

Taylor Ward është vajza e ish-futbollistit të Norwich City dhe Sheffield United Ashley Ward, dhe ndërkombëtari algjerian tregoi anën e tij romantike me unazën e çmuar që i dha asaj.

Në një postim në rrjetet sociale, dy herë fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë afrikan të vitit, postoi disa foto me të fejuarën e tij.

"Jam shumë i lumtur për gjithçka. Ti je më e mira, je ajo që më duhet përgjithmonë në jetën time," shkroi Mahrez në Instagram.

Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu ndau fotot e tyre në Instagram, me një përshkrim:

"Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të jetoja, kjo është për jetën. Mezi pres të plakemi së bashku. Të dua".

Mahrez më parë ishte martuar për gjashtë vjet me ish-modelen Rita Johal, me të cilën ka dy vajza.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TAYLOR WARD (@taylorwardx)