‘Gjermania homoseksuale’/ Tensionet e një ndeshje futbolli politike

Gjermania barazoi mes drithërimash me Hungarinë për të kaluar më tej në raundin me eliminime direkte të Euro2020.

Por ndeshja e mbrëmshme në Mynih kishte më shumë tone politike nga sa mund të imagjinohet.

Gjermanët kishin kërkuar që stadiumi i tyre 'Allianz Arena' të ndriçohej me ngjyrat e ylberit, si një kundërpërgjigje ndaj faktit se Hungaria miratoi javën e kaluar një ligj kundër komunitetit LGBTQ. UEFA nuk e pranoi kërkesën e Gjermanisë, duke thënë se ajo është e vendosur në një kontekst politik.

Por tensionet vazhduan gjatë ndeshjes. Tifozët huliganë të Hungarisë thërrisnin vazhdimisht: 'Gjermania, Gjermania homoseksuale'.

Përveç kësaj, ata tentuan jo pak herë të sulmonin bllokun ku ishin vendosur tifozët gjermanë. Ndërhyrja e forcave të rendit shmangu përplasjen.

Kur ndeshja po i afrohej fundit, forca të shuma të policisë së rendit u afruan pas portës së Hungarisë, ku ishin vendosur tifozët e shumtë hungarezë. Pikërisht në ato momente erdhi edhe goli i gjermanit Gorecka, i cili zemëroi edhe më shumë huliganët.

Por vetë Gorecka, i njohur për tonet e tij kundër ekstremistëve të djathtë, u afrua pranë tifozëve dhe bëri simbolin e zemrës. “Shpërndani dashuri”, ishte mesazhi i lojtarit që ka mbrojtur ndezjen e dritave në stadium me ngjyrat e ylberit.

Tensionet vazhduan edhe më pas, me qindra e mijëra komente në rrjetet sociale.