Prekëse/ Media greke publikon fotot kur Caroline përgatitej për ditën e saj të madhe në Algarve

Në kohën kur vrasësi i rrëfyer Babis Anagnostopoulos po përballet me drejtësinë për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij 20 vjeçare Caroline, media greke, prothema.gr me ndihmën e mediave sociale ka publikuar albumin e dasmës së çiftit nga postimet e fotografëve dhe artistëve të grimit që morën përsipër të bënin ëndrrën e tyre të vërtetë.

Ishte vera e vitit 2019 kur pas një lidhje disa vjeçare Babis Anagnostopulos dhe Caroline Krauts  vendosën të martoheshin dhe të bashkonin jetën e tyre përgjithmonë.

Larg të afërmve dhe miqve, çifti zgjodhi të martohej në Algarve, Portugali me një ambient tepër romantik për të dy pranë detit.

Ajo e përgatiti dasmën e saj ashtu siç e kishte ëndërruar

20-vjeçarja nga dita që ajo pranoi propozimin për martesë me pilotin 32-vjeçar, i kërkoi atij që dita e dasmës të mbetet e gdhendur përgjithmonë në shpirtrat e tyre.

 Kështu që pa menduar gjënë më të vogël, ajo filloi të përgatitej për dasmën e saj, pikërisht siç e kishte ëndërruar.

Babis kishte gjetur një mënyrë për ta bërë atë të ndihej si një princeshë përralle.

 Kështu që pas shumë kërkimesh në internet, ajo mendoi se Portugalia ishte vendi më i përshtatshëm për të vulosur dashurinë e saj.

Ajo madje kontaktoi dhe me make-artisten Bianca Pereira nga Portugalia dhe fotografët Maria & Sandy në mënyrë që ta ndihmonin të organizonin së bashku ceremoninë e përsosur të martesës.

Fotot nga dita e dasmës janë publikuar në faqen e make-up artistit dhe dy fotografëve.