Pas kualifikimit të Portugalisë, flet Ronaldo: Faleminderit për mbështetjen pakushte!

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas kualifikimit të Portugalisë në raundin tjetër.

Portugalia u rendit në vendin e 3-të në Grupin F të “Euro 2020” pasi ndeshjen e fundit barazoi 2-2 ndaj Francës.

Ronaldo ishte lojtari më i mirë në ndeshje për Portugalinë, ku shënoi dy gola si dhe theu disa rekorde. Pas kualifikimit, CR7 ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook:

“Urime skuadër. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen pakushte”