Gjiko përfundon në spital? Çfarë i ndodhi reperit?

Gjiko, është një ndër artistët më të komentuar të showbizit nga ana profesionale dhe personale.

Ai, është gjithmonë aktiv në rrjete sociale, duke informuar ndjekësit për të rejat më të fundit rreth tij.

Së fundmi, ai ka shpërndarë në Instagram, një video të realizuar në një nga spitalet në Kosovë.

Menjëherë, fansat u shqetësuan kur e panë videon, por më pas ai i  lajmëroi se ky është finalizimi i një projekti muzikor.

“Isha te spitali më thanë ti je mire, por kënga shumë e ‘smut’”, ka shkruar ai krahas videos ku dëgjohet në sfond kënga e tij dhe e Ermalit.

Ky projekt muzikor është realizuar në studion e “Redbox”, nga producenti i njohur Big Bang dhe pritet të publikohet ditën e premte, me 25 Qershor.