Gjendet i vdekur miliarderi amerikan i antivirusit McAfee

Manjati antivirus amerikan John McAfee, u gjet i vdekur në një qeli burgu spanjoll. Mediate  huaja raportojnë se John u gjet i vdekur, disa orë para se të merret vendimi për ta ekstraduar atë drejt SHBA-ve.

John McAfee, krijuesi i softuerit antivirus McAfee i dënuar për evazion fiskal u arrestua në aeroportin e Barcelonës në tetor të vitit 2020. Ai tha në seancën e ekstradimit se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht.

Personeli i sigurisë në burgun Brians 2 pranë qytetit verilindor të Spanjës u përpoq të ringjallte McAfee.  Ai ishte 75 vjeç por ekipi mjekësor i burgut vërtetoi vdekjen e tij.