Vendi me të ardhurat më të ulta ekonomike, Spaho: Rroga e shqiptarëve shkon për mbijetesë!

Vendi ynë ka numrin më të ulët të të ardhurave në rajon, por çmimet vijojnë të jenë të njëjtë me shtetet europiane. Po ashtu kjo vihet re edhe gjatë sezoneve turistike, pasi edhe çmimet në restorante dhe bare janë më të ultat duke lënë pas vetëm Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në studion e ‘Ekonomi Plus’, Mateo Spaho përmes një komunikimi live me moderatoren Klaudja Karabolli u shpreh se Shqipëria ka një sektor të pazhvilluar që lidhet me prodhimin e ushqimeve por çmimet vijojnë të larta, pasi importohen.

“Çmimet që qeveria ka vendosur për energjinë elektrike dhe karburante, të cilat janë të lidhura bashkë. Jemi vendi i 5-të me këto çmime kaq të larta. Jemi në një situatë ku konsumatori nuk ka hapsirë blerje produktesh. Çmimet e larta të këtyre dy elementëve sjellë edhe uljen e pagës mujore.

Shporta ushqimore në vendet e ulta shpenzon 12%, por në vendin tonë shkon në 47% për ushqim bazë, veshmbathje etj, teksa në rajon 30%. Krahësuar me vendin tonë dalim në përfundim se rroga mujore në Shqipëri të jep vetëm pak më tepër se mbijetesa.”

I pyetur nga moderatorja, Klaudja Karabolli mbi ndikimin që fushata elektorale në rritjen e çmimeve, Spaho u shpreh se kjo mund të quhet një periudhë ‘lumturie’, pasi mendohet se gjërat ndryshojnë, mirëpo është vetë rikthim i çmimeve të mëparshme.

“Lidhur me shërbimet nëc restorante dhe lokale vendi ynë ka rroga të ulta në raport me vendet e tjera. Një tjetër detaj që i ndihmon biznesmenët është se shumë produkte bujqësore i marrin pa taksa nga fermerët. Dhe kjo ndihmon shumë. Shqipëria nuk duhet të jetë e mirë në shërbime vetëm 15 ditë, por 365 ditë të plota!”