Aksident në Elbasan–Librazhd, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.

Dy makina janë përplasur me njëri-tjetrin, një BMV me një Hunday.

Fatmirësisht, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Sidoqoftë, drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital për mjekim, pasi përplasja ka qenë shumë e ashpër.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.