Plas grushti mes ministrave dhe deputetëve të opozitës në parlamentin e Kuvajtit

Në seancën parlamentare në Kuvendin e Kuvajtit, tensionet janë rritur gjatë debateve për buxhetin vjetor.

Ministrat dhe deputetët e opozitës janë përleshur me grushte, por ka pasur raste edhe me shkelma, shkruajnë mediat e huaja.

Deputetët e opozitës fillimisht janë ulur në vendin ku janë ulur ministrant, duke thënë se ata janë kampionë të korrupsionit.

Disa deputetë goditën tryezat për të ndaluar fjalimet. Ndërsa deputetët e opozitës uleshin në vendet e ministrave, ministrat prisnin në hyrje të sallës së takimeve.

Deputeti i opozitës kuvajtiane, Abdulaziz Al-Sakabi tha se “Problemi ynë nuk është me buxhetin. Problemi është te qeveria”.

Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, Marzouk Al-Ghanim pohoi se “Ne kemi të drejtë të kërkojmë një seancë të posaçme pasi seanca u ndërpre”.

Me gjithë tensionin e madh në parlament, buxheti vjetor i vendit 2021-2022 u miratua.