Reagon Edi Rama: Ja përse nuk u lejuan banorët e Zharrëzës të ngrenë çadra para Ministrisë së Gjiknurit

Kryeministri Edi Rama ka preferuar të përgjigjet me komente në faqen e tij në ‘Facebook’ për protestën e banorëve të Zharrëzës në Tiranë.

Duke replikuar me qytetarët, Rama shkruan se qeveria e tij po bën të gjitha përpjekjet për të zgjidhur një problem shumë kompleks të krijuar prej vitesh. Ai flet edhe për takimin që banorët zhvilluan me zv/kryeministrin Niko Peleshi.

Sipas kryeministrit, nuk ka kuptim që të ngrihen çadra para Ministrisë së Energjisë në një kohë kur Peleshi u ka dhënë të gjithë informacionin banorëve. Ai paralajmëron se do të udhëtojë vet së shpejti drejt Zharrëzës për të sqaruar se si do të veprohet me dëmshpërblimin e dëmtimeve, për të cilat banorët akuzojnë kompaninë e naftës Bankers.

Komentet e Ramës:

Turpit me vjen keq po gjeji ndonje adrese tjeter ne mos daç ta mbash per vete, sepse atyre “fukarenjve” siç i quan ti, ka kush u’a qan hallin! Dhe e di kush? Pikerisht kjo qeveri qe ka muaj qe po punon per zgjidhjen e nje problemi te trasheguar e qe do ta zgjidhim vetem ne, sepse vetem ne dime te zgjidhim probleme, te tjeret dine vetem t’i krijojne apo t’i komentojne duke derdhur lot krokodilesh! Ata s’kane asnje arsye te hapin cadra para ministrise, sepse u takuan me zv.kryeministrin dhe u informuan hollesisht per gjithe punen e bere per t’u zgjidhur problemin shume kompleks qe eshte krijuar aty prej vitesh. Ashtu sikunder e degjuan me veshet e tyre qe me te mbaruar ne punen tone, per ceshtje ditesh, do te shkoj une vete ne Zharrez e do t’u komunikoj nje per nje te gjithe elementet e zgjidhjes. Kuptove Genti? E sa per cadren e frikes nga Reforma ne Drejtes e nga rezultati i zgjedhjeve te ardhshme, atyre s’kemi realisht cfare u zgjidhim pervecse t’i leme te strehohen ne cader e te bertasin per te luftuar me friken e tyre!

Me vjen shume keq qe paske bere 126 km ne kembe me ta, po kjo nuk te ben hero sepse jo vetem e ke bere me deshire kete marshim te gjate, po edhe sepse mund t’ia kishe evituar vetes dhe atyre, nese do kishe marre informacionin qe ata moren ne takimin e me zv.kryeministrin; ku sic e degjuan edhe vete problemi ka dy muaj qe trajtohet me seriozitet maksimal nga qeveria dhe zgjidhjet e nevojshme jane ne prag te finalizimit! Keshtu qe cfare kuptimi ka hapja e cadres ne mjedisin publik prane ministrise pasi eshte marre pergjigja nga qeveria lidhur me kerkesat e tyre?! Une nuk te njoh dhe nuk e di me cfare merresh e perse ke bere gjithe ate rrugetim, por ti sot duhet te jesh i gezuar qe qeverine e gjetet ne rrugen e zgjidhjes se problemit te tyre dhe do me vinte vertet keq, nese ajo qe ke pritur eshte qe qeveria te ishte e papergatitur(?)… Shkurt, me mire zgjidhja apo cadra per ata njerez?!