OSHEE: Ndërpritet energjia në Tiranë, ja zonat që do mbesin pa energji elektrike
OSHEE, me anë të një lajmërimi, shprehet se nesër do të ndërpriten dritat në disa zona të Tiranës.
Sipas OSHEE-së, në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 24 qershor gjatë intervalit kohor 09:00- 16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane: Pjesërisht: rruga "Siri Kodra", rruga "Niko Avrami", rruga "Halil Bega" dhe rruga "Sulë Gjashta"
Njoftimi:
Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 24 qershor
Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 24 qershor gjatë intervalit kohor 09:00- 16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:
Pjesërisht: rruga "Siri Kodra", rruga "Niko Avrami", rruga "Halil Bega" dhe rruga "Sulë Gjashta".