Largohet nga Napoli, Hysaj kontratë 4-vjeçare me klubin e ri!

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli por karrierën e tij do ta vazhdojë në Serie A.

Mbrojtësi shkodran do të jetë lojtari më i ri i Lazios. “Sport Mediaset” e bën të sigurt faktin se shkodrani do kalojë në kryeqytetin italia për një kontratë 4-vjeçare. Gjithçka do zyrtarizohet javën që vjen, me lojtarin që ka kontratë me Napolin deri në 30 qershor të këtij viti.

Tashmë veç Strakoshës dhe Muriqit, Hysaj do jetë shqiptari i radhës te Lazio.