I riu me probleme psikike dhunon stafin e spitalit në Shkodër

Një i ri me probleme psikike, nënë efektin e lëndëve narkotike ka dhunuar stafin mjekësor dhe personelin e stafit psikiatrik të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së martës, 22 qershor ndërkohë që pacienti sipas hetimit të bluzave të bardha ishte i paidentifikuar për ta, pasi ishte hera e parë që paraqitej në spital.

"Pacienti është paraqitur për herë të parë në spitalin tonë, të paktën nuk është pacient i njohur i hospitalizuar. Nuk kemi njohuri nëse ai është ndjekur më parë me anë ambulatore, por në spitalin tonë ishte hera e parë që paraqitej. Reagimi i tij ka qenë tepër i dhunshëm, duke cenuar 2 nga stafi, njëri ka përfunduar në urgjencë. Pacienti lëviz i lirë, mundet edhe të largohet nga spitali se nuk kemi mënyrë ta mbrojmë. Edhe shërbim ët rojës kemi vetëm në turnin e dytë dhe të tretë.

Është parë e arsyeshme që spitali të ketë vetëm dy turne dhe jo 3 si i kime pasur më parë. Vështirësia njihet dhe merret parasysh. Në rastet e veçanta kur pacienti nuk i përgjigjet terapisë dhe reagon ashpër nga ana fizike rrezikon si veten, pacientët e tjerë dhe personelin shëndetësor. Në spital aktualisht na mungojnë mjetet imobilizuese që janë mjetet fiksuese si dhoma e izolimit që përdoret në raste të tilla. Ky pacient është përdorues si i alkoolit dhe i drogave paraqet rezistencë ndaj mjekimit dhe ndodhi ngjarja si ajo e mbrëmshmja," tha per oranews një mjeke e spitalit psikiatrik në Shkodër.