", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/23/auto_auto_amir-abrashi-sot16229192371624448969.jpg", "width": 900, "height": 505 } }

ZYRTARE/ Amir Abrashi zgjedh klubin e ri, kontratë 2-vjeçare!

Grasshoppers ka zyrtarizuar kontratën 2-vjeçare me Amir Abrashin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare kishte luajtur tashmë për kampionët rekord të Zvicrës nga viti 2010 deri më 2015, ku fitoi edhe kupën me ekipin e Cyrihut, më 2013. Ai më pas u transferua te SC Freiburg, para se të luante gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te FC Basel.

31-vjeçari ka luajtur 42 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar edhe një gol. Ai ishte kapiten i ekipit kombëtar në dy miqësoret e fillimit të këtij muaji.