Sakrifica: Nëna nga Mitrovica tregon me foshnjen, injeksionet që bëri për të zhvilluar shtatzaninë

Një mjek nga Mitrovica është befasuar pas vizitës që atij ia ka bërë një nënë bashkë me foshnjën e saj.

Nëna që kishte lindur fëmijën e saj në javën e 35-të të shtatzënisë, i ka treguar doktorit Ismail Lutolli, se fëmija është në gjendje të mirë, pavarësisht një shtatzënie të vështirë dhe një lindjeje të parakohshme, shkruan Veriu.info,

Mjeku që e ka përcjellë shtatzëninë e kësaj zonje, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet e porsalinduri i rrethuar me një pjesë të injeksioneve që ajo i ka marrë për ta mbrojtur shtatzëninë.

Lutolli ka bërë një postim duke treguar në këtë rast, forcën dhe sakrificën e një nëne për sjellë në jetë foshnjën e saj.