E njëjta skemë/ Veliaj tenton të prishë protestën e banorëve të Zharrzës me ‘kioskat’ e tij...

Sërish “Lali Eri” ka tentuar të prishë protestën e disa qytetarëve të pa ndikuar nga politika.

Gjatë paradites kur banorët e Zharrzës u dyndën përpara Ministrisë së Energjetikës, në mesin e tyre ishin të infiltruar edhe përkrahës të Erion Veliaj. Ata ishin aty me qëllim të qartë, për të shkatërruar këtë protestë.

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar në Facebook me foto personat e vendosur nga Veliaj.

Të njëjtën skemë duke infiltruar personazhe të “shoqërisë civile”, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka përdorur gjatë protestave në parkun e Liqenit kundër betonizimit.

Ja çfarë shkruan në Facebook Altin Goxhaj, i cili ka publikuar edhe fotot:

Bravo organizatoreve te Greves se Zharezes qe po ja dalin tani ne mbremje ti perzejne diversantet e Lali Erit dhe PS te cilet kane gjithe diten qe perpiqen te sabotojne greven e tyre duke u munduar ta izolojne dhe ta lejne pa perkrahje sic bene edhe te Parku i Liqenit! Ja kush ishin ata qe organizonin sot thirrjet IK IK IK kur erdhi kryetari i Opozites dhe perkrahesit e tyre opozitar! Shikojini! Ushtaret marksiste te organizates sorosiste komuniste Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskes se Lali Erit! Largojini sa me shpejt se nuk jane aty per solidaritet por per ta izoluar greven duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj cdokujt qe nuk voton Rilindjen!!! Njesoj sic bene te Parku i Liqenit!